Thaçi: Fitorja e Merkel, integrim më i shpejtë i Kosovës në BE

Presidenti, Hashim Thaçi, e ka uruar kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, për fitoren në zgjedhjet e djeshme për Bundestag të partisë së saj, CDU-së.

Në një postim në Twitter, Thaçi shkruan se kjo fitore e forcon Evropën dhe gjasat e integrimit në BE të vendeve ballkanike.

“Urime Kancelares Merkel për mandatin e ri. Kjo është një fitore që e forcon Evropën dhe forcon gjasat e integrimit të Kosovës dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shprehet Thaçi.

Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se aleanca konservatore e kancelares Merkel, CDU/CSU, ka fituar 32.5 për qind të votave.

Pasi ka fituar rreth 20 për qind të votave, partneri i koalicionit qeveritar, Partia Socialdemokrate, SPD, ka njoftuar se do të kalojë në opozitë.

Në një fjalim para përkrahësve, Merkel ka thënë se ka shpresuar për një “rezultat më të mirë“ dhe ka folur për “sfida të mëdha”.

Në këto zgjedhje ka befasuar me rezultat partia e ekstremit të djathtë AfD, e cila sipas hulumtimeve ka fituar 13.5 për qind të votave. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts