728 x 90 Leaderboard

Thaçi: ç’ndodh kur kryenegociator të zgjedhin ndërkombëtarët

Nga Blendi Gashi

Presidenti Hashim Thaçi ka konfirmuar takimin më 24 qershor me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa ka thumbuar jo pak partitë opozitare që kundërshtuan që ai të jetë kryenegociator.

Presidenca, përmes një kumtese thotë se Thaçi pas takimit që zhvilloi me ambasadorët e vendeve të Kuint-it. ka marrë përkrahjen si prijës i bisedimeve.

Përfaqësuesit e shteteve të Kuint-it rikonfirmuan përkrahjen e tyre për fillimin e fazës përfundimtare të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve”, thotë kumtesa e Presidencës.

Më tej thuhet se “presidenti Thaçi ka theksuar nevojën e një përfshirjeje sa më të gjerë të partive politike, shoqërisë civile dhe mediave”.

Përmes këtij mesazhi, Thaçi sikur dëshiron t’ua mbyllë gojën të gjithë kundërshtarëve politikë se sa t’i ketë prapa vetes ndërkombëtarët, s’mund ta ndalë askush, dhe, ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e dialogut duhet të jenë nën “urdhërat” e tij.

Kurse thirrja për gjithëpërfshirje nga ana e Thaçit, ngjan dhe me një luajalitet të stisur nga ana e tij, një lloi poze zemërgjerësie politike të cilën nuk para e ka, edhe nga formati kulturor, e sigurisht nga ai politik.

Opozitarët, por jo vetëm, për javë të tëra kundërshtuan që Thaçi të jetë kryenegociator, duke e parë si një njeri që për interesa personale nuk e ka problem të bëjë kompromise në dëm të shtetit, por çuditërisht nuk reaguan të martën kur u konfirmua se ai do jetë prijësi.

Me heshtjen e tyre ata u dorëzuan përfundimisht ndaj Thaçit, dhe, nëse nuk përfshihen në dialog, çka është pak e mundshme, ditët në vijim nuk është e çuditshme që opozitarët të rinisin akuzat e tyre se “Thaçi po dialogon pa mandat të Kuvendit dhe do dëmtojë interesat e shtetit”.

Kujtojmë se presidenti Thaçi, të martën para gazetarëve ka deklaruar se takimin e konsideroi si mundësi për të hapur kapitull të ri në dialog. Ai ka bërë të ditur se grupet teknike të dy shteteve do të takohen para së dielës, kur do të ndodhë takimi në nivel të presidentëve.

Takimi i fundit në nivel presidentësh është zhvilluar më 23 mars të këtij viti. /tesheshi.com/

 

Related posts