DEKLARATAT/ Thaçi: ç’është korrigjimi i kufijve, ç’flet Edita Tahiri e ç’bën Sali Berisha

Presidenti Thaçi sqaroi dhe njëherë tezën e tij të “korrigjimit të kufijve”, duke këmbëngulur se në të nuk ka asnjë shkëmbim territoresh, por vetëm vënien në vend të një padrejtësie historike.

“Ideja është imja pas takimeve me liderët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Duke parë rrezikun ekzistencial në ato treva për banorët e tyre, vlerësoj edhe sot në mënyrë transparente që ato t’i bashkangjiten territorit të Republikës së Kosovës. Është një korrigjim i padrejtësisë historike, i njoh njerëzit dhe kauzën e tyre, prandaj e shoh të nevojshme këtë korrigjim pa cënuar asnjë cm të territorit të Republikës së Kosovës”, deklaroi Thaçi në “Open”-in e Eni Vasilit në TCH.

“Unë jam për korrigjim, jo për shkëmbim. Këtë ide e kam prezantuar në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe do ta prezantoj edhe në Paris”, shtoi kreu i shtetit të Kosovës, i cili gjithashtu rezervoi dhe një përgjigje për kritikat e forta ndaj tij të Edita Tahirit.

“Të gjithë ata që flasin për Berlinin nuk kanë asnjë informacion për çfarë është folur atje. Për Edita Tahirin mund të them se nuk di çfarë flet sepse ajo nuk di asgjë”, theksoi Thaçi.

E jo vetëm kaq; ai sulmoi ashpër dhe ish-kryeministrin Berisha, që gjithashtu e ka patur presidentin e Kosovës, e mu për temën e kufijve, në shënjestër të akuzave kohët e fundit.

“Berisha është argat i Sllobodan Millosheviçit prej 3 dekadash, bën përçarësin e politikës shqiptare, përqafon idetë antikombëtare dhe pengon të ardhmen zhvillimore të Shqipërisë”, theksoi Thaçi. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts