728 x 90 Leaderboard

Thaçi: Ata që janë larguar nga FSK-ja s’mund të kthehen më

Presidenti Hashim Thaçi, ka folur sërish për largimin e disa serbëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), duke thënë se ata që janë larguar nuk mund të kthehen më.

“Sa i përket themelimit të Ushtrisë së Kosovës mund të them se pavarësisht nga pengesat është mirë që Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë marr qëndrim të qartë, ata që largohen nga FSK, automatikisht largohen nga Ushtria e Kosovës. Nuk ka hajgare për tu larguar e për tu rikthyer… Duam të themelojmë një ushtri funksionale, multietnike me standarde të NATO-s”, ka thënë Thaçi.

Ai më tej tha se asnjë organizim që është kundër ushtrisë s i motivuar me agjendë të qartë nga Beogradi, nuk do të mund ta frenoj të ardhmen euroatlantike të Kosovës, themelimin e ushtrisë dhe multietnicitetinë e Forcës së re të Kosovës.

Kujtojmë se ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ditë më parë përmes një konferencë bëri të ditur se nga FSK-ja janë larguar 40 pjesëtarë nga komuniteti serbë. /tesheshi.com/

Related posts