Auto Dak
Auto Dak

TERRORI/ Masakra në Zelandën e Re: rrëfimi i një burri që iu vra gruaja

Mediat botërore vijojnë të raportojnë për historitë personale të viktimave nga sulmi terrorist ë premten më 18 mars në Christchurch, Zelanda e Re, ku 28-vjeçari australian Brenton Tarrant u fut në dy xhami duke vrarë 50 besimtarë.

Një shkrim nga CNN përshkruan tragjedinë e një çifti të ri të martuar me prejardhje nga India – Abdul Nazaire dhe Ansi Alibavu.

Për fat të keq, Ansi ishte një nga viktimat.

Abdul dhe Ansi erdhën nga India në Zelandën e Re vitin e kaluar. Ansi kishte synimin e përfundimit të një studimi master për agrobiznes, ndërsa burri i saj filloi të punonte në një dyqan lokal.

Ansi ishte në gjendje të përfundonte studimet duke shpresuar të bashkohej me Abdul në gjetjen e një pune të paguar mirë në Zelandën e Re.

Por sulmi terrorist ndaj besimtarëve në dy xhami ka ndryshuar gjithçka.

Në kohën e sulmit, të dy ishin në lutje në një nga xhamitë.

Abdul rrëfeu pas tragjedisë: “Papritmas njerëzit filluan të binin, unë mund të shihja gjak në veshjet e njerëzve të tjerë”.

Sipas tij, ai u përpoq të gjejë gruan e tij që thjesht e humbi nga shikimi në kohën e sulmit, e që pastaj pati një tronditje për të.

Më vonë ai e pa Ansin të shtrirë në rrugë. Për fat të keq, policia konfirmoi se Ansi është një nga 50 viktimat e sulmit terrorist.

Studimet master përfunduan tre javë përpara se të ndodhte ky sulm. Abdul e përshkroi gruan e tij 25-vjeçare si një person i dashur dhe të zgjuar, sipas BBC. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts