TERROR/ Përgjaket e xhumaja në Zelandën e Re: mbi 40 të vrarë nga sulmi ndaj dy xhamive

Ka qenë një e premte e përgjakshme e sotmja në Christchurch të Zelandës së Re, ku gjatë sulmut ndaj dy xhamive ku bsimtarët ishin mbledhur për të xhumanë, kanë mbetur të vdekur 40 sosh e dhjetra të tjerë janë plagosur.

Kryeministrja Jacnda Ardern e cilësoi sulmin si “terrorist”, ndërkohë që njoftoi se 20 njerëz janë në gjendje kritike

Në një konferencë për shtyp, ai tha se 30 njerëz u vranë në xhami Masjid Al Noor, ndërsa dhjetë njerëz u vranë në një xhami në lagjen Linwood.

“Është e qartë se ky është një sulm terrorist”, tha Ardern.

Ajo shtoi se Zelanda e Re shpalli gjendjen e alarmit për të rritur masat e sigurisë.

Duke iu referuar atentatorëve, Ardern tha se “ata janë njerëzit për të cilët absolutisht nuk ka vend në Zelandën e Re dhe në mbarë botën”

Ndërsa kryeministri australian Scott Morrison, në fjalimin e tij drejtuar kombit ka konfirmuar se një nga sulmuesit 28-vjeçar ka lindur në Australi, e që tani është nën arrest.

Ai tha se ishte një sulm i ekstremistëve të djathtë. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts