Terminalet me domethënie: riemërtimi i aeroporteve të Ballkanit për t’iu ngritur nervat fqinjëve

“The Economist”, në një artikull vë në dukje ndryshimin e emrave të aeroporteve në vendet e Ballkanit Perëndimor në një lojë “nerva-gërvishtëse” që i referohet historisë së afërt.

Përgjatë Ballkanit perëndimor, po ndërtohen terminale të reja e shkëlqyese aeroportesh – dhe po emërtohen në mënyra të atilla që të mërzisin fqinjët. Një terminal i ri futuristik u hap në mars në Zagreb të Kroacisë, kryeqytetin e vendit. Ai ka ndryshuar emër duke marrë atë të Franjo Tuxhman, babait të lëvizjes së Kroacisë për pavarësi. Ai u përfshi në një luftë të ngjeshur me serbët e Kroacisë të cilët të mbështetur nga Serbia, krijuan një republikë separatiste jetëshkurtër në një të tretën e territorit kroat. Në vitin 1995, pjesa më e madhe e serbëve në Kroaci paketuan plaçkat

Midis këtyre viktimave të spastrimit etnik ishin të afërm të serbit më të famshëm në botë, shpikësit Nikola Tesla. Tesla ishte serb nga lindja në vitin 1856 në atë që tani është Kroacia, por emigroi në Amerikë: si serbët ashtu edhe kroatët e pretendojnë atë. Që prej vitit 2006, aeroporti i Beogradit mban emrin e tij për mërzinë e madhe të kroatëve.

Ka edhe më. 18 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ende nuk mund të fluturosh nga “Nikola Tesla” drejt “Adem Jasharit”, në nderim të të cilit është vendosur emri i aeroportit të Prishtinës që prej vitit 2010. Jashari ishte një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që vdiq së bashku me dhjetëra anëtarë të familjes së tij pas rrethimit që serbët i bënë shtëpisë në vitin 1998. Sot ai është një hero i shqiptarëve të Kosovës – ndërsa për serbët, një djall.

Grekët e nisën lojën e riemërtimit të aeroporteve që në vitin 1992, duke i vendosur aeroportit të Selanikut emrin “Maqedonia”. Greqia dhe Maqedonia prej kohësh janë në ngërç që prej pavarësimit maqedonas në vitin 1991; Greqia thotë se emri “Maqedoni” ka lidhje me pretendime territorial në atë pjesë të Maqedonisë historike që shtrihet në Greqi. Maqedonasit u hakmorrën duke ndryshuar emrin e aeroportit të Shkupit, në “Aleksandri i Madh” në vitin 2007, pasi luftëtari i madh antik pretendohet nga të dyja vendet. Sidoqoftë, qeveria e re e Maqedonisë dëshiron marrëdhënie më të mira me Greqinë, kështu që është i mundshëm një ndryshim tjetër i emrit të aeroportit.

Disa emra nuk kanë ndryshuar. Në Bosnje, aeroporti i Sarajevës mbetet thjesht “Sarajeva”. Një përpjekjeje të vitit 2005 për ta riemërtuar me Alija Izetbegoviç, lideri i kohës së luftës së muslimanëve të Bosnjes, iu vendos vetoja nga prokonsulli ndërkombëtar Paddy Ashdown. Podgorica po ashtu mban të njëjtin emër “Podgorica” – përveçse në etiketat e bagazhit. Atje, mbetet emri TGD – kujtesë se kryeqyteti i Malit të Zi quhej dikur Titograd për shkak të Jozef Broz Titos, liderit jugosllav që vdiq në vitin 1980.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/