Tërmeti shkatërrimtar, Irani sot në zi kombëtare. Ja gjendja në terren…

Mijëra iranianë kanë kaluar një natë të dytë jashtë në temperatura të ftohta, pasi tërmetit shkatërrues që goditi perëndimin e vendit, raportin BBC.

Bilanci i pasojave në njerëz ka shkuar në  430 të vdekur dhe rreth 7.000 të plagosur. Irani ka shpallur të sotmen si ditë zie kombëtare

Mansoureh Bagheri, një zyrtar i Iranit me Shoqërinë e Gjysmëhënës së Kuqe, i tha BBC-së se tashmë operacionet e shpëtimit kishin përfunduar, e se njerëzit kanë përparësi shkuarjen drejt strehimoreve sa më shpejt që të ishte e mundur.

Televizioni shtetëror iranian tha se mijëra të mbijetuar kishin kaluar një natë në kampe të improvizuara ose në qiell të hapur, pasi edhe pse  shtëpitë e tyre ishin të padëmtuara, ata frikësohen të ktheheshin në banesa për shkak të dhjetëra tronditjeve që pasojnë atë më të madhen, 7.2 ballëshen, që solli dhe katastrofën. /tesheshi.com/