Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Tërmeti, Rama përbetohet: ndershmëri për çdo qindarkë të dhuruar

Kryeministri Rama iu drejtua me një videomesazh opinionit, duke bërë premtimet sipas vizionit qeverisës, mbi mundësinë e strehimit të të pastrehëve brenda dy vitesh, në fshat e në qytet.

“Brenda 2020 banorët e fshatit  do ta gëzojnë vitin e ri në një shtëpi të re, brenda qershorit 2021 ato të qyteteve të jenë në apartamente të reja. Vazhdojnë intensivisht hetimet për të dokumentuar përgjegjësit e çdo kahu e niveli për dëmet e shkaktuara si pasojë e abuzimeve në ndërtim”, tha Rama.

Ndër të tjera, Rama u përbëtua për ndershmëri në menaxhimin e çdo të ardhure nga donacionet e dhurimet e shumta.

Do të bëj cmos që çdo qindarkë të shpenzohen me ndershmëri dhe zgjuarsi dhe që transparenca të jetë makimale, nëpërmjet Komitetit të Rindërtimit, pa dallim feje. Të jeni të bindur se do kërkoj verifikimin dhe argumentimin e saktë të çdokujt që mund të akuzohet dhe nëse ka bazë do merren masa që çdo abuzues të shporret nga radhët tona dhe të dalë para drejtësisë, nëse meriton me të vërtetë këtë gjë” tha Rama. /tesheshi.com/

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱

Posted by Edi Rama on Saturday, December 14, 2019

auto pjese dak

Related posts