Auto Dak
Auto Dak

Tërmeti, BE çon njeriun e krizave në Shqipëri: ja kur do vijnë 15 milion eurot nga Brukseli

BE pret një shifër pasojash nga tërmeti, për të lëvruar menjëherë të 15 milion eurot e premtuara, që sipas shefit të qeverisë Edi Rama, nuk është e vetmja ndihmë që do vjen nga Perëndimi.

Në një deklaratë për mediat me Komisionerin e BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, i cili po viziton zonat e prekura, Rama iu drejtua medias duke e thënë : “Së pari informojeni mirë publikun që fondi i djeshëm është një fond i parë për një fazë paraprake. Nuk është fondi i përgjithshëm i BE. Së dyti komisoneri, komisoni (KE) është angazhuar me ne për të pasur një raport të detajuar të post-katastrofës për të vënë në lëvizje fondin për rindërtimin.

Dje në Samitin e NATO kam marrë gatishmërinë për të marrë pjesë në një konferencë të madhe donatorësh. Bëhet fjalë për një kohë të shpejtë, por un ë kam kërkuar të bëhet jo më larg se në janar”, tha Rama. Ai theksoi dhe shifrën e ekspertëve në terren, të cilët bëjnë ekspetizën e godinave, që siç tha, janë 4000. “Ne kemi numrin më të madh të ekipeve që po bëjnë ekspertizën e godinave. Ka kaluar 4000 por do kemi shumë më shumë. Duhet të kemi një raport të bërë shpejt por pa nxitim”, tha Rama.

Krah tij, Janez Lenarçiç, tha se BE nuk do e lë Shqipërinë vetëm.

“Prania ime këtu është në fakt demonstrim i solidaritet të BE me Shqipërinë. Shqipëria është pjesë e Europës, ne nuk do ju lëmë vetëm. BE do vijojë të jetë krah jush. Ju jeni një vend kandidat. Ne do ju japim mbështetje edhe në fazën e rindërtimit. Në fund më lejoni të them se si u tha dje, KE ka vënë menjëanë 15 mln euro për fazën e rindërtimit i cili do të nisë pas vlerësimit”, tha zyrtari europian. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts