Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Tërmeti: a janë specialistët izraelitë të inspektimeve “mendja e marrë nga bota”?

“Do u marrin në fillim mendjen”, tha kryeministri Rama pak ditë pas tërmetit fatal, referuar të huajve që duhet të kontribuonin për eliminimin e pasojave. E duket se këta janë specialistët izraelitë, të cilët po bëjnë inspektimet e godinave në Durrës.

TCH raporton se ata po këshillojnë që në disa prej tyre, ka rëndësi dhe vendosja e tullave me vrima, e cila duhet bërë gjatësore, jo horizontale, në mënyrë që të mbushen me llaç dhe t’i qëndrojnë goditjeve sizmike.

“Kur themi ka siguri, ka siguri; nëse them do ndërtojmë do ndërtojmë; kur muret janë shumë të dëmtuara prishen. Disa prej dëmeve janë të riparueshme. Mund të përforcohet muri, edhe nëse ka përplasje; ëmet janë një sfidë por realizohen“, u shpreh kolonel Golan Vach, cituar nga TCH.

Në ndërkohë, ishte presidenti Meta ai që komplimentoi me një status specialistët izraelitë, duke shkruar:

“Kënaqësi e veçantë të bisedoja mbrëmë në Durrës me ekipin e mrekullueshëm izraelit që ka bërë një punë të shkëlqyer gjithë këto ditë në ndihmë të institucioneve tona dhe komuniteteve të prekura rëndë nga pasojat e tërmetit tragjik.

Ata jo vetëm na ndihmuan shumë, por edhe na mësuan shumë!

Falënderoj ambasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler për kontributin e çmuar që po jep në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts