TEO-POLITIKË/ Basha: rrëzojmë Ramën me ndihmën e Zotit

Kreu demokrat Basha mbajti një fjalim të ngarkuar me akuza, mesazhe, përbetime, por dhe me përgëzime teo-politike, se Zoti është me ta, është me shqiptarët në këtë pranverë të parakohshme, e cila sipas tij është një paralajmërim shprese.

Zoti e ka nisur rrugëtimin e pranverës herët dhe me ndihmën e Zotit shqiptarët e bashkuar kanë nisur rrugëtimin e shpresës. Ky rrugëtim do vazhdojë pa ndërprerë deri në largimin e qeverisë së krimit: Rama ik! T’ju dëgjojë bota!  

Lulzim Basha do të qëndrojë në krahun tuaj në këtë betejë sepse besoj tek demokracia europiane dhe amerikane. Besoj tek shteti i së drejtës që mbron qytetarët para ligjit dhe politikanët e korruptuar i çon në burg. Dhe unë e di që njësoj si unë qytetari Lulzim Basha besojnë të gjithë.

Ndaj, dua që këtë mesazh të parë t’jua them miqve tanë. Ne nuk jemi populli i dhunës, por i lirisë dhe demokracisë, jemi e ardhmja europiane e vendit por nuk do të pranojmë kurrër më një kryeministër bandit të kapur në flagrancë duke vjedhur votën e popullit dhe dhjetra qindra miliona nga xhepat e shqiptarëve. Për Edi Ramën, dorëheqja është vetëm fillimi, do të cohet para drejtësisë, ku e meriton”, tha Basha.

Ai finalizoi një fjalëmbatje në seri të dhjetra deputetëve, ku dalluan dhe ata të LSI, apo dhe PDIU-së, deri dje pjesë e koalicionit me Ramën në disa nivele qeverisëse, por të dalë më pas nga shah-mati politik kryeministror, i pagëzuar si “largim nga trepsia”. Znj.Kryemadhi dhe z.Idrizi, qenë mes atyre që denoncuan qeverisjen – pra dhe të tyre deri pak kohë më parë – e bën thirrje për largimin e Ramës.

Nga ana tjetër, Basha nuk nguroi që ta krahasojë Ramën me Maduron e Venezuelës. “Dua t’iu them se këtu jemi bashkuar me përfaqësuesit dhe njerëzit e lirë të këtij vendi.

Duhet t’u them miqve të mi, të gjithë atyre që nuk e dinë akoma se këtu nuk kanë në Demokraci. Se ai që është kryeministër, është një Maduro, por kjo nuk është Venezuela.

Mos më kërkoni të pranoj kurrë atë që nuk do ta pranonit kurrë për popin tuaj. Nuk do të pranoj kurrë që një Kushtetuta të kthehet në një letër higjenike nga një bandit. Nuk do të pranoj kurrë blerjen e zgjedhjeve”, theksoi Basha.

Fjalimi i tij u pasua nga akti i vetdjegies së mandateve, duke shkruar te selia e Kuvenditnë përmbushje të këtij aksioni politik ekstrem. /tesheshi.com/    

auto pjese dak

Related posts