TENSIONET/ Në Shkodër i vihet flaka 30 Qershorit, Jozefina Topalli kundër PD-së: demokrati s’djeg as mandat e as shkolla

Mbrëmja e kësaj të marte dha sinjalin e parë se 30 qershori nuk do jetë një datë normale zgjedhjesh. Dhe është zgjedhur pikërisht Shkodra, bastioni më i rëndësishëm i PD-së, i vetmi i pa rënë në dorë të PS-së prej qyteteve të mëdha në këto 28 vite pluralizëm, e më pas Tropoja, ku PD ka treguar muskujt duke ndërhyrë forcërisht në dy KZAZ për t’i mbyllur ato. E kjo, në zbatim të atij që e konsoderojnë dekret të presidentit për anullimin e zgjedhjeve vendore.

Por veçon Shkodra, pasi në mbrëmje iu vu zjarri KZAZ-së në shkollën “Shejnaze Uka”.

Kryebashkiakja e qytetit veror, Voltana Ademi, e mbrojtësi qetësisht këtë akt

Unë kam vepruar me tagrin si kryetare dhe jo me vulë partiake, po në bazë të ligjeve me nivel vendor. Bashkia Shkodër respekton çdo ligj e dekret si dhe kodin zgjedhor”, tha ajo, pasi ika takuar asaj, sipas një urdhëri dhe politik nga PD, për të urdhëruar mbylljen e KZAZ-ve.

Por në këtë zhvillim, ka ardhur një reagim nga ish-deputetja e Shkodrës, ish-kryeparlamentarja e ish-n/kryetarja e PD-së Jozefina Topalli, e cila me anë të një mesazhi plot tension, ka reaguar kundër znj. Ademi e ish-partisë së saj, duke u shprehur:

 “Djegia e shkolles nuk eshte historia e Shkodres.

E kunderta eshte historia e ketij qyteti.

Kjo nuk ka ndodhur kurre ne 3 dekada.

Nje demokrat nuk djeg as mandate as shkolla. Nje demokrat i vertete nuk hedh as molotov as ka frike nga zgjedhjet.

Demokratet nuk kane patur frike ne ‘97 kur gjysma e territorit kontrollohej nga bandat.

Nuk largohet Rama duke refuzuar parimet e vlerat e demokracise. Partia demokratike lindi si enderr e lirise dhe e te drejtes me votu.

Ai qe mendon se do pengoje te drejten e votes nuk eshte demokrat.

Shqiptaret duan paqe.

3 milion shqiptare nuk mund te mbeten gjate peng te 4-5 vetëve”,  shkruan Topalli.

Nga ana tjetër, ka reaguar dhe ministri i Rendit Sandër Lleshaj, duke premtuar ndëshkim ligjor.

“Përpjekje e turpshme e përfaqësuesve të PD për të djegur një shkollë në Shkodër. Ftoj qytetarët e Shkodrës që të distancohen nga ky turp i pamasë dhe të izolojnë bijtë e dhunës.

Asnjë drejtues bashkie nuk mund të mbajë me dhunë dhe me zjarr mandatin që tashmë po mbaron. Nuk ka asnjë mundësi që dhunuesit t’i shpëtojnë ligjit. Pushteti mund të mbahet vetëm me votën e qytetarëve”, deklaron Lleshaj.

I gjithë ky zhvillim vjen në kulmin e një krize të paprecedentë politike, ku teksa opozita PD-LSI mandatedjegur përbetohej për moslejim zgjedhjesh më 30 qershor, presidenti Meta i anullon ato me një dekret të diskutueshëm, pa caktuar tjetër datë, e bërë palë me opozitën në disa qëndrime ta kamufluara. /tesheshi.com/        

 

 

auto pjese dak

Related posts