Auto Dak
Auto Dak

Tensionet në Gji, Saudia “zbutet” ndaj Katarit

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani ka marrë një ftesën nga mbreti saudit për të marrë pjesë në një samit urgjent të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) më 30 maj – siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme në Doha.

Eshtë ky një zhvillim i beftë pasi në qershor të vitit 2017, Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe prishën idhjet me Katarin dhe i imponuan këtij shteti një bllokadë në tokë, në det dhe në ajër në Gji.

Katërshja akuzoi Dohën për mbështetje të terrorizmit, gjë të cilën Katari ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur.

Më parë këtë muaj, Mbreti Salman propozoi dy samite në Mekë, në fund të majit, për të diskutuar “agresionet dhe pasojat e tyre” në rajon.

Ky njoftim vjen pas sulmeve mbi puset e naftës në Arabinë Saudite, si dhe atyre ndaj katër anijeve në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe, nga të cilat dy tankera përkisnin Arabisë Saudite.

Riadi ka akuzuar Iranin për urdhërimin e këtyre sulmeve, për të cilat rebelët Husi nga Jemeni morën përgjegjësinë.

Por Teherani mohoi se ishte pas sulmit, ndërsa një zyrtar i lartë ushtarak iranian tha se vendi i tij nuk donte një luftë.

Arabia Saudite tha të dielën se kishte hedhur poshtë një dron të pajisur me eksploziv, të cilën rebelët Husi e kishin dërguar për të sulmuar një aeroport në mbretëri, pranë kufirit jugor me Jemenin.

Tensionet në Gjirin janë përshkallëzuar në fillim të majit, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të dërguar luftanije dhe  B52 në rajon, në përgjigje të asaj që liderët në Uashington thonë se Iran po kërcënon interesat amerikane në rajon. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts