Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Temperatura ‘të çmendura’, ja çfarë na pret gjatë kësaj vere

Siç mund ta keni vënë re gjatë ditëve të fundit, temperaturat janë rritur tej mase dhe vera ka trokitur menjëherë duke e anashkaluar thuajse tërësisht pranverën. Ndërkohë që temperaturat rriten ditë pas dite, bëhuni gati se kjo do të jetë një nga verat më të nxehta të 30 viteve të fundit, pas asaj të vitit 2003.

Metereologët, duke analizuar të dhënat e fundit në nivel botëror bëjnë me dije se vera e ardhshme do të jetë me të vërtetë shumë e nxehtë dhe temperaturat e larta do të shkaktojnë me shumë mundësi anticiklone afrikane të shpeshta.

Në nisje të muajt maj ky anticiklon është ndier në shumë vende të botës dhe do të vijojë të ndihet edhe gjatë javëve në vijim.

Temperaturat priten të rriten në mënyrë të ndjeshme, çka do të krijojë uljen e nivelit të lagështisë në ajër dhe me shumë mundësi, temperaturat 40 gradë celsius nuk do të jenë aspak një çudi gjatë muajve në vijim. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts