Telefonatë Erdogan – Trump në mesditë: ja çfarë biseduan dy liderët

Presidenti turk Erdogan, ka zhvilluar orët e pasdites një bisedëe telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, duke marrë nga ky i fundit premtimin se SHBA nuk do të ofrojë armë për organizatën kurde në Siri YPG, siç njoftoi ministri i Jashtëm Mevlut Çavusholu.

Në një konferencë për shtyp, Çavusholu përshëndeti garancinë e Trump-it, duke thënë se Turqia dëshiron të shohë zbatimin e këtijn premtimi.

Të dy qeveritë nuk janë aspak dakord për të ardhmen e Sirisë, me mbështetjen e SHBA ndaj partisë PYD dhe krahut të saj të armatosur YPG në luftën kundër ISIS-it, një pozicion ky që e ka zemëruar Ankaranë.

Zyrtarët turq kanë përsëritur disa herë se PYD dhe YPG nuk janë të ndryshme nga PKK, i cili është një grup terrorist i njohur globalisht.

Ministri i Jashtëm Çavusholu tha gjithashtu se presidenti Erdogan i tha Trump-it se çështjet e vogla si problemi i vizave nuk duhet të kualifikohen si “probleme” midis SHBA dhe Turqisë.

Pas thirrjes telefonike, Presidenti Erdogan tha në Tëitter se diskutimi ishte “produktiv”, duke përfshirë dhe një fotografi nga zyra e tij fill pas bisedës.

Gjatë telefonatës, Trump ka prekur gjithashtu çështjen lidhur me ndalimin e dy të punësuarve lokal në një konsullatë të SHBA-së në Turqi, të cilët u arrestuan për shkak të lidhjeve të dyshuara me grupimin gylenist FETÖ, ndërsa Erdogan nga ana e tij ka kritikuar masat e SHBA-së për të paditur 15 zyrtarë turq të sigurisë gjatë vizitës së tij në Uashington në maj, duke e quajtur aktakuzën “jodemokratike” dhe duke e etiketuar atë si jo të detyrueshme për Turqinë. /tesheshi.com/