Telashi “jelekverdhë”, Macron fton francezët në debat të madh kombëtar

Duke u përballur me një krizë “të jeleverdhëve”, presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje “sa më shumë francezëve të jetë e mundur” për të marrë pjesë në një debat të madh kombëtar që synon qetësimin e zemërimit të protestuesve.

“Këto nuk janë as zgjedhje e as është ndonjw një referendum”, tha kreu i shtetit në një letër dërguar gazetës franceze të botuar në shtyp dhe në rrjetet sociale të hënën.

Ai sugjeron që debati publik të fokusohet në tridhjetë çështje dhe katër janë temat kryesore në rendin e ditës: fuqia blerëse, politika fiskale, demokracia dhe mjedisi.

Një dëgjim publik nuk do të përfshijë çështje të tilla si aborti, dënimet me vdekje ose martesat e të njëjtit seks.

Që të martën, Macron do të fillojë një turne në vend. Të martën, ai do të vizitojë Grand Bourgtheroulde në perëndim të vendit ku do të takohet me rreth 600 kryetarë të komunave dhe përfaqësues të Normandisë.

Do të rrisë numrin e vizitave në vend në dy muaj rresht për të inkurajuar francezët që të përfitojnë nga mundësia për dialog.

“Ideja është të shkojmë kudo, në të gjitha pjesët e territorit të Republikës dhe të mos harrojmë as njeri”, tha zëdhënësi i qeverisë Benjamin Griveaux.

Diskutimi duhet të zgjasë deri në mes të marsit dhe pastaj rezultatet do të analizohen dhe vendimet do të bëhen para fundit të prillit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts