Auto Dak
Auto Dak

TELASHET: Si mund ta pasojë ekonomia gjermane nga një Brexit pa marrëveshje

Gjermania është fuqia më e madhe ekonomike evropiane, por kohët e fundit ka parë një rënie pasi që një nga tregjet më të mëdha të eksportit, Kina, po ngadalësohet. Por ndërkohë, problemi më i madh për është tërheqja e mundshme britanike nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje tregtare.

Britania e Madhe tashmë ka filluar të vuajë pasojat për shkak të rezultateve të pasigurta të Brexit-it, sepse kompanitë kanë vonuar, ngadalësuar ose ndaluar plotësisht investimet në prag të 29 marsit, afatit kur ky vend duhet ë dalë zyrtarisht nga BE. Por nëse kjo ndodh pa marrëveshje Brexit, pengesat tregtare do të krijojnë probleme për Gjermaninë, ekonomia e së cilës udhëhiqet nga eksportet.

Instituti Gjerman i Ekonomisë – IW vlerëson se eksportuesit gjermanë do të përballen me tarifa shtesë prej rreth 3.8 miliardë dollarë nëse Britania e lë marrëveshjen tregtare të BE-së.

“Kjo mund të reduktojë eksportet gjermane në Mbretërinë e Bashkuar për mbi 50 për qind, që nga ky burim përbënin 2.6 për qind të GDP gjermane. Një dëm shumë i madh për ekonominë gjermane”, tha drejtori i IW, Michael Huther.

Kompanitë gjermane, të mëdha dhe të vogla, janë të shqetësuar për mundësinë e ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit, si dhe rrjedhën e lëndëve të para për produktet e gatshme. Shumë nga komponentët e kompanive për produktet finale, duhet të kalojnë disa herë në të gjithë kufirin me Britaninë e Madhe.

Tani ky nuk është një problem, sepse nuk ka taksa mbi qarkullimit të mallrave brenda BE-së, por në qoftë se Mbretëria e Bashkuar lë bllokun pa marrëveshjen e tregtisë, tarifat do të futen e kjo do të ngadalësojë prodhimin dhe rrisë kostot.

“Edhe në rast të një ikjeje relativisht të qetë të  Britanisë së Madhe nga BE-ja, ne presim që kostot e prodhimit të rriten”, tha Nicholas Peter, Shef i Financave të gjigandit BMW.

Frika e një “Brexit-i të vështirë” po ndodh në një moment të ashpër për ekonominë gjermane, e cila ra në 0.2 për qind në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, për herë të parë që nga viti 2015. Projeksionet për tremujorin e katërt dhe pas kësaj nuk duken të mira.

Një shqetësim tjetër është se efekti negativ mbi Gjermaninë do të ketë një reflektim mbi pjesën tjetër të Bashkimit.

“Nëse ne flasim për ndikimin e Brexit në Gjermani, atëherë ne po flasim për një ndikim në një strukturë shumë të madhe e komplekse të prodhimit që është zhvilluar gjatë dy dekadave të fundit”, thotë drejtori i Studimeve Europiane dhe Euroaziatike në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare nga Bolonja, John Hopkins.

Disa besojnë se ekonomia gjermane është mjaft elastike për të përballuar një “Brexit të vështirë” edhe në rast se dëmtohet një zinxhir furnizimi.

“Për kompanitë që janë nën sulm do të jetë një fatkeqësi. Megjithatë, jo të gjitha kompanitë janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të tilla“, thotë Stefan Kooths, kreu i Qendrës për parashikimet në Institutin e Kiel për ekonominë botërore. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts