Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Telashe për Ancelottin: prokurorët spanjollë i zbulojnë proçka fiskale

Prokurorët spanjolle kanë akuzuar trajnerin italian Carlo Ancelotti, 61 vjeç, për shmangie të taksave prej afro një milion eurosh, ndërsa drejtonte Real Madrid.

Sipas mediave spanjolle, Anchelotti nuk ka raportuar të ardhurat nga shitja e të drejtave në fotot e tij.

Gjatë qëndrimit në Madrid, ai nënshkroi dy kontrata me klubin, e para në punë dhe e dyta në transferimin e të drejtave në fotografitë e tij.

Fshehja e të ardhurave

Prokuroria apanjolle pretendon se 61-vjeçari Ancelotti fshehu të ardhurat “me qëllim pa justifikim për të shmangur detyrimet e tij tatimore ndaj arkave publike”.

Eksperti italian drejtoi Real Madridin nga 2013 deri në 2015, duke fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Spanjës, Superkupën Evropiane dhe Botërorin e Klubeve. Këto, vetëm në një sezon.

Nga klubi mbretëror ai u largua në fund të sezonit 2014/15, pasi nuk fitoi asnjë trofe të vetëm.

Pas largimit nga Reali, ai drejtoi Bayern-in dhe Napolin, dhe që nga dhjetori i vitit 2019,  është ulur në stolin e Everton. Ish-milanisti në epokën e artë “Sachi” ka drejtuar gjithashtu Parmën, Juventusin, Milanin, Chelsea-n dhe PSG.

Ancelotti mbetet një ndër legjendat e pankinave të futbollit, i dalluar për ftohtësi e seriozitet. /tesheshi.com/  

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com