Teknologjia e emetimit negativ: çfarë nuk na thonë për ndryshimet e klimës

Ndalja e emetimit të dioksidit të karbonit në atmosferë nuk është mjaftueshëm. Nevojitet edhe pastrim i ndotjes së deritanishme.

Dy vjet më parë, bota u zotua për të mbajtur ngrohjen globale “shumë më poshtë” nga niveli prej 2 gradë celsisus më shumë ku rrezikon të shkojë në krahasim me kohët para-industriale.  Shkencëtarët e klimës dhe fushatuesit u kënaqën. Politikanët përgëzuan veten. Pavarësisht ambiguiteteve të marrëveshjes së Parisit mbi klimën dhe disa zmbrapsjeve si ajo e presidentit Trump që e nxorri jashtë angazhimeve Amerikën, atmosfera lavdëruese ishte ende e freskët edhe në takimin e Bonit.

Megjithatë, gjëja më e dëmshme në refuzimin e Amerikës për të mos marrë pjesë në angazhimin për ndryshimet klimaterike, nuk do të jetë ndikimi përmes emetimeve të saj të dëmshme, që mund të konsiderohen të papërfillshme. Problemi është mbulimi që Amerika u ka bërë edhe vendeve të tjera për të shmangur ndërgjegjësimin për problemet e marrëveshjes nga e cila ajo po tërhiqet.

Marrëveshja e Parisit merr të mirëqënë, efektivisht, se bota do të gjejë mënyrat për të thithur pas dioksidin e karbonit nga ajri. Kjo për shkak, se në çdo skenar realist, emetimet nuk mund të ndërpriten mjaftueshëm shpejt për të mbajtur rezervën totale të gazrave serrë aq të vogël saqë të kufizojë rritjen e temperaturës në mënyrë të suksesshme. Por ka shumë pak debat publik sesi duhen mundësuar “emetimet negative” që nevojiten për të reduktuat sasinë e CO2 (shumë më pak akoma për idenë radikale të uljes së temperaturës duke bllokuar diellin). Derisa të bëhen këto ndryshime, premtimi për limitimin e ndikimit të ndryshimeve klimaterike është gati i sigurtë se nuk do të mbahet.

Pse kaq jo pozitivë?

Plot 101 nga 116 modelet e panelit ndërqeveritar për ndryshimet e klimës përdoren për të listuar sfidat që shtrihen përpara nëse arrihet reduktimi i karbonit në ajër që bota të ketë një mundësi reale për të përmbushur objektivin e uljes së temperaturës së përgjithshme me 2 gradë celsisus.

Sasia totale e CO2 që duhet thithur nga ajri deri në vitin 2100 mund të jetë tronditëse, prej 810 miliardë tonësh, po aq shumë sa ekonomia botërore prodhon në 20 vjet me ritmin e tanishëm. Zbatimi i skemave të heqjes së karbonit në këtë shkallë do të ishte një aventurë epike edhe nëse do të ekzistonin teknika të sprovuara.

Por këto teknika nuk ekzistojnë. Shumë pak stacione energjetike dhe facilitete industriale kapin CO2 që përndryshe do të përfundojë në ajër dhe e magazinojnë atë nën tokë, një praktikë e njohur si kapja dhe ruajtja e karbonit. Por kjo qasje afatgjatë për reduktimin e emetimeve operon ende në një shkallë të ulët, duke menaxhuar vetëm pak milionë tonë CO2 në vit. Dhe skema të tilla do ta ulnin pak emetimin: ato nuk e shndërrojnë atë.

Çfarë mund ta bëjë këtë? Një opcion është mbjellja e më shumë pyjeve (që shërbejnë si lavaman për karbonin) apo zëvendësimi i punimit të thellë të fushave me punimin e cekët që ndihmon tokën të thithë dhe mbajë më shumë CO2). Një tjetër masë është aplikimi i kapjes së karbonit dhe ruajtja e tij në uzina energjetike të djegies së bio-masës, duke magazinuar karbonin e thithur nga të korrat apo pemët e djegura për karburant.

Ekzistojnë edhe ide më aventuroze. Karboni mund të bllokohet direkt nga ajri, duke përdorur filtra kimikë dhe të magazinohet. Apo një metodë me minerale. Të gjitha janë shumë të shtrenjta dhe të patestuara në shkallë të gjerë.

Të bindësh popullsinë e botës të mbjellë një Indi të tërë me pemë të reja apo të mbjella që të prodhojnë energji, siç kërkojnë programet simuluese për klimën, duket tepër e paarritshme.

Ndryshimi i praktikave bujqësore mund të rezultojë më lirë, mirëpo shkencëtarët dyshojnë nëse kjo do të thithte mjaftueshëm CO2 qoftë edhe për mbuluar emetimin e gazrave të dëmshëm nga procesi i punës në ferma.

Forma tjetër e mohimit të ndryshimeve të klimës

Hapja e një tregu të madh për CO2 mund të mundësojë incentivë të mirë për ta thithur atë nga atmosfera. Por përdorimet e gazit karbonik janë ende të kufizuara. Nëse rregullatorët do të detyronin industritë që nuk konvertohen në elektricitet, si aviacioni, të përdorin karburant sintetik sesa fosil, kërkesa për CO2 do të rritej. Por industritë do të bënin rezistencë.

Këto e të tjera tregojnë se kufizimet e marrëveshjes së Parisit janë përtej mundësive të pjesës më të madhe të qeverive.

Nën presidentin Trump, Amerika nuk është e përgatitur të reduktojë fluksin e emetimeve, jo me të magazinojë. Por problemi nuk do të zgjidhet si me magji, pasi Amerika të kthehet ndër vendet pjesëmarrëse të marrëveshjes së Parisit. Shumë vende të pasura thonë se janë të gatshme të bëjnë pjesën e tyre duke reduktuar emetimet e dëmshme, mirëpo kjo nuk është gjithçka.

Derisa politikanët ta marrin seriozisht çështjen e emetimeve negative, për të thithur karbonin nga atmosfera, premtimet e Parisit nuk do zgjidhin kushedi se çfarë nga problemet e mëdha të ndryshimeve të klimës.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/