Tek Liverpool e kanë gjetur zëvendësin e Coutinho, është “Papu” Gomez i Atalantës

Do të jetë kapiteni i Atalantës Alejandro “Papu” Gomez, ai që do të zëvendësojë Philippe Coutinho tek Liverpool.

Kështu shkruan të mëkurën e përditshmja “Daily Mirror”, e cila në bazë të informacioneve konfidenciale, bën të ditur se drejtuesit e klubit britanik, kanë filluar prej ditësh të komunikojnë me skuadrën e Atalantës, për të blerë menjëherë brenda muajit, sulmuesin argjentinas.

Shtatshkurtri Gomez është shndërruar në pikë referimi tek Atalanta, duke e bërë ekipin modest bergmask, të jetë surpriza e Seria A. Me 7 gola të shënuar, e 8 asist për gol, dhënë shokëve të skuadrës, 29-vjeçari ka tërhequr vëmendje thuajse kudo në Europë.

Para se të kontaktohej nga Liverpool, argjentinasi ka patur fansa tek Bayern Mynih e Chelsea, përveçse tek Inter e Roma në Itali. Tashmë të kuqtë presin përgjigjen nga enturazhi i Gomez, si edhe shifrën nga klubi italian.

Megjithatë duke qenë se janë “me xhepin plot”, nga shitja 160 milion euro e Coutinho, britanikët nuk i tuten ndonjë shifre, edhe të ekzagjeruar. /tesheshi.com/

Related posts