728 x 90 Leaderboard

Tejkaloi shpejtësinë e lejuar dy herë, rosa që shkeli ligjin kapet nga radarët

Një rosë është kapur nga radarët duke fluturuar me një shpejtësi në më shumë se 20 km në orë mbi limitin e lejuar.

Rosa ‘kriminele’ është ende e lirë.

Radarët e shpejtësisë në Zvicër kanë kapur rosën duke tejkaluar shpejtësinë dy herë brenda një periudhe prej 3 ditësh.

Kamera në Koniz kapi rosën duke fluturuar me 52 km/h në një zonë kur shpejtësia lejohet deri në 30 km/h.

Tre ditë më vonë, i njëjti radar kapi rosën që fluturonte me shpejtësi të ngjashme. Por policia tha se nuk mund të përcaktonte nëse bëhet fjalë për një shkelës, apo për një tufë ‘kriminelësh’.

Rosa ose rosat ishin me fat që shpëtuan pa marrë një gjobë për tejkalimin e shpejtësisë./tesheshi.com/

Related posts