Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Të zhvendosurit e pas-tërmetit në Prizren, koha për kthim në Shqipëri

Edhe njëherë, kryeminstri në ikje i Kosovës Ramush Haradinaj, kërkoi kthimin e asaj masë qytetarësh shqiptarë drejt Shqipërisë, zhvendosur në Prizrën gjatë ditëve të para të pas-tërmetit.

“Kosova ka hapur dyert dhe zemrat, për t’i strehuar dhe ndihmuar gjithë bashkëkombësit tanë, pas tërmetit me pasoja tragjike që preku Shqipërinë. Tani pas kësaj faze emergjente të përkrahjes dhe akomodimit, ne po hyjmë në një fazë tjetër, të rikthimit të të gjithë banorëve të Shqipërisë në vendlindjen e tyre”, tha Haradinaj, i cili ditë më parë kujtoi se ndryshe nga Kosova e para 20 viteve, Shqipëria nuk është në luftë.

“Secili qytetarë, meriton një kthim të dinjitetshëm dhe Institucionet tona e kanë për obligim, ta garantojnë dhe të respektojnë këtë të drejtë. Zyra e Kryeministrit, do të jetë në gjendje gatishmërie për çdo kërkesë eventuale të ndihmës, qoftë për Komunat tona, qoftë për autoritetet shqiptare.

Po nesër, të gjitha ndihmat e grumbulluara nga qytetarët tanë në Kazermën e FSK-së në Prizren, do të dërgohen nga Ushtria jonë, në mënyrë institucionale, në depot e rezervave shtetërore të Shqipërisë. Kosova do të vazhdojë të jetë në gjendje gatishmërie, për çdo ndihmë të kërkuar, për popullin e Shqipërisë”, theksoi Haradinaj. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts