728 x 90 Leaderboard

Të zhdukurit e luftës: gjenden mbetjet mortore të tre personave në Gjakovë

Janë gjetur mbetje mortore në Gjakovë afër ish-ndërmarrjes “Metaliku”.

Tarja Formisto, kryesues e departamentit të Mjeksisë Ligjore nga EULEX-i ka thënë për KTV-në se deri më tani janë gjetur mbetjet mortore të tre personave dhe dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë.

Formisto nuk ka dashur të krijojë spekulime për përkatësinë etnike të personave, pasi një gjë e tillë do të merret vesh përmes analizave të ADN-së.

Punimet që kanë filluar nga nëntori i vitit 2017 do të vazhdojnë edhe javën tjetër.

Gërmimet janë duke u mbikëqyrur nga komisionet qeveritare të Kosovës dhe Serbisë. /tesheshi.com/

Related posts