728 x 90 Leaderboard

Te Unaza nis të flitet për “gjak” dhe “vrasje”

Protestuesit e “Astirit” nuk janë ndikuar aspak nga mesazhet e kryeministrit Ramë përcjellë paradite, i cili ju bëri me dije se janë tërësisht në paligjshmëri, si në kërkimin e një të drejte që nuk u takon e si në formën që po e kërkojnë atë.

Ata sërish dolën në rrugë mbrëmjen e së mërkurës, duke tragjedizuar akoma dhe më shumë gjuhën me “vrasje” dhe “gjak”.

 “Po na vrave ne, do të dalin dhe të tjerët më të fortë se ne dhe ti me ne e ke fundin, ta kesh të qartë. Lëri lojërat politike se nuk jemi për politikë, jemi për të drejtën tonë legjitime.

U bëjmë thirrje të gjithë ambasadave, shoqatave të të drejtave të njeriut, të vinë tani sa nuk është vonë. Më vonë nuk e di çfarë do të bëhet, do t’i mbrojmë me gjak pronat tona. Jemi të gjithë të bashkuar dhe nuk na përçani dot”, u shpreh një prej protestuesve.

Sot, turmës iu bashkua dhe Koço Kokëdhima si kryetar i partisë “Zgjidhja”, deri dje njeriu më i afërt i Ramës. /tesheshi.com/

 

Related posts