Auto Dak
Auto Dak

PËRGJIMET/ Të tjera publikime nga Bild, personazh Rama por pa e prishur terezinë: i gatshëm të hetohem!

Pas ditësh qetësie, Bild-i gjerman e ka trazuar sërish politikën shqiptare, duke zgjedhur të publikojë të tjera përgjime, kësaj here për zgjedhjet e pjesshme lokale në Dibër, ku vendin e Dakos e zë Rama.

Ky i fundit komunikon me Arben Keshin, zyrtar në Ministrinë e Brendshme, i ngarkuar me misionin për të siguruar fitoren

Rama: Përshëndetje, hë si duket

Keshi: Mirë, te pritshmëritë jemi

Rama: E ke realizu objektivin, thu?

Keshi: Them që po

Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?

Keshi: Po, deshin të më kapin mu… Më pritshin te hoteli ku flija.

Rama: Çarë deshën me ty?

Keshi: Ai legeni, Flamur Noka

Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…

Rama: Ti mendon që e kemi realizu objektivin

Keshi: Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.

Rama: OK, mirë vllai.

Ka reaguar kryeministri pas këtij publikimi, duke denoncuar atë që e konsideron si shantazh, e kërkuar të hetohet.

“Përgjimet e pahetuara të shërbëtorit të Saliut tregojnë përsëri se u bënë për shantazh, jo për drejtësi!

Dhe u mbajtën tek partia për këtë ditë të zezë, kur duhet sulmuar Shqipëria me “zbulime gjermane”, për të bllokuar negociatat dhe ndaluar drejtësinë që vjen me kapitujt 23/24.

Nxis prokurorinë të vijojë intensivisht hetimet për të nxjerrë deri në fund ku mbarojnë llafet dhe ku dalin prova fajësie para ligjit,nëse ka të tilla.

Por sidoqoftë,kjo ndërmarrje kriminale për të helmuar dynjanë,do ta marrë përgjigjen e merituar në 30 qershor e më tej akoma”, shkruan Rama. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts