728 x 90 Leaderboard

Të mirat shëndetësore të Mangos

Mangot kanë një shije aq të mirë, sa njerëzit harrojnë se ato janë gjithashtu edhe të shëndetshme! Më poshtë ju sjellim disa nga përfitimet shëndetësore të “mbretit të frutave”:

Parandalon kancerin – Hulumtimet kanë treguar se përbërësit antioksidues të gjetura në mango kanë efekt mbrojtës kundër kancerit të zorrës së trashë, gjirit, leukemisë dhe të prostatës. Në këta përbërës bëjnë pjesë: quercetin, isoquercitrin, astragalin, fisetin, acid gallik dhe methylgallat, si dhe enzimat e bollshme.

Zvogëlon kolesterolin – Nivelet e larta të fibrave, pektinës dhe vitaminës C ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit në serum, veçanërisht lipoproteinën (LDL), i njohur si kolesteroli i keq.

Pastron lëkurën – Mango është i treguar i dobishëm për lëkurën, ashtu që ndihmon në hapjen e poreve të mbyllura dhe eliminimin e puçrrave.

Përmirëson shëndetin e syve – Një filxhan mango i prerë përmbush 25 për qind të vlerës së nevojshme ditore për vitaminën A, e cila na ndihmon të kemi shikim të mirë, parandalon verbërinë e natës dhe syrin e thatë.

Alkalizon gjithë trupin – Acidi tartarik, acid malik dhe acidit citrik të gjetur në frut ndihmojnë në ruajtjen e rezervave të alkaleve në trup.

Mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit – Mango mund të ndihmojë në normalizimin e nivelit të insulinës në gjak. Gjethet e mangos përdoren edhe si ilaç i mjekësisë tradicionale, ashtu që fillimisht zihen, pastaj lihen gjatë natës dhe pasi të kullohet mund të pihet në mëngjes. Fruti i mangos gjithashtu ka një indeks glikemik relativisht të ulët (41-60) kështuqë përdorimi i tyre në sasi të moderuar nuk do të ngrisë nivelet e sheqerit tuaj.

Përmirëson tretjen – Papaja nuk është e vetmja frutë që përmban enzime për zbërthimin e proteinave. Ka edhe disa fruta, duke përfshirë mangon, të cilat kanë këtë cilësi të shëndetshme. Fibra në mango gjithashtu ndihmojnë tretjen dhe eliminimin.

Ndihmon në raste të goditjes nga nxehtësia – Përgatitja e lëngut nga fruti i mangos së gjelbër dhe përzierja me ujë dhe sheqer diabetik ndihmon për të ftohur trupin dhe për të parandaluar dëmtimin nga mbinxehja e trupit.

Ndihmon në mbrojtjen e imunitetit – Ky frut ekzotik është burim i mirë i vitaminave A dhe C, të cilat mbrojnë organizmin nga radikalet e lira dhe forcojnë sistemin imunitar, në të njëjtën kohë ndihmon trupin tonë për t’u mbrojtur kundër infeksioneve të ndryshme, pa pasur nevojë të përdorim ilaçe. /tesheshi.com/

Related posts