Të mirat shëndetësor të qumështit me hudhër

Mund të duket një kombinim i çuditshëm, por pirja e qumështit me hudhër ka një sërë dobish për shëndetin.

Qumështi me hudhër ka shumë dobi për aparatin gastrointestinal, është shumë i mirë për problemet me tretjen apo kapsllëkun si dhe ndihmon për të pastruar parazitët.

Pritni në disa pjesë një thelb hudhër dhe lëreni në një gotë me qumësht për së paku tre orë. Pijeni me stomakun bosh për dhjetë ditë me radhë.

Në rast se vuani nga kolla apo i ftohti, pini qumësht të ngrohtë me hudhër para gjumit.

Kombinimi i qumështit me hudhër është shumë i mirë edhe për të forcuar sistemin imunitar si dhe aktivizon metabolizmin, shkruan noa.al. Për këtë arsye këshillohet të përdoret edhe gjatë kohës që ndiqet një dietë dobësuese./tesheshi.com/

Related posts