Të mirat e lëngut të kockave

Historia e lëngut të kockave është si ajo e modës, rikthehet gjithnjë. Stërgjyshet tona kanë besuar verbërisht tek aftësitë e lëngut të kockave dhe pavarësisht mosbesimit të brezave të rinj, fjalët e tyre nuk bien më në vesh të shurdhër.

Siç e thamë edhe më lart, lëngu i kockave është i mbushur me ushqyes dhe përgatitet thjeshtë. Ai përdoret në supa dhe gatime të ndryshme.

Lëngu i kockave përmban sasi të kufizuara mishi që ngjiten me kockat. Ato duhen pjekur pak në fillim për të përmirësuar shijen e tyre.

Shefat më të mirë të kuzhinës e rekomandojnë këtë teknikë. Lëngu i kockave të mishit të viçit për shembull, duhet pjekur, sepse në të kundërt aroma e lëngut të tij do të jetë e hidhur.

Kockat duhen zier për një periudhë relativisht të gjatë kohore (shpesh për 3 orë) për prodhimin e xhelatinës nga kockat e pasura me kolagjen dhe për çlirimin e mineraleve.

Në fund të zierjes, kockat normalisht kanë tendencën të thërmohen./tesheshi.com/

Related posts