Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Të kujt janë këto këmbë ciklopike? Shihni deri ku shkon idhujtaria indiane

Me ndërtimin e Statujës monumentale të Unitetit prej 182 metrash, indianët “tejkaluan” Budën kinez me 54 metra vitin e kaluar.

Për nder të “Iron Man”-it Sardar Vallabhbhai Patel, të cilin indianët e konsiderojnë mishërim të patriotizmit, nacionalizmit dhe shërbimit ndaj popullit, u konsumuan 1,850 ton bronz.

Projekti ambicioz u shpall në vitin 2010.

Një urë e gjatë mbi lumin Narmadi do të çojë tek udhëheqësi monumental i lëvizjes kombëtare indiane dhe themeluesi i Republikës së Indisë në ishullin Sadhu, dhe vizitorët gjithashtu mund të qëndrojnë në një muze dhe të mësojnë më shumë rreth Njeriut të Hekurt.

Përveç monumentit, i cili është dy herë më i gjatë se Statuja e Lirisë, objekte të shumta janë ndërtuar si hotel apo një kopsht përkujtimor, me qëllim për ta bërë destinacionin sa më tërheqës për vizitorët nga e gjithë bota.

Pas projektit është Turner Construction (i njohur për Burj Khalifa në Dubai) dhe Michael Graves i Architecture & Design. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts