reklama juaj ketu

Të gjithë sytë kah Colmari i Francës, aty ku vendoset fati i Ramushit

Nga Blendi Gashi

Të gjithë shqiptarët si nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe jo vetëm sot sytë i kanë të drejtuara kah qyteti Colmar i Francës. Arsyeja është se sot para trupit gjykues do të dalë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ku do të mësohet nëse do të lirohet me kusht apo do të vazhdojnë procedurat e mëtutjeshme për ekstradim në Serbi.

Avokati i tij, Arianit Koci, ka deklaruar se shpreson që ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit, sot do të lirohet me kusht, deri në përfundimin e procedurës dhe dhënies së vendimit përfundimtar.

Në sallë përveç avokatëve të liderit të AAK-së, kosovarit Koci dhe avokatës franceze Rachel Lindon ka edhe shqiptarë të cilët duan të përcjellin nga afër këtë seancë gjyqësore.

Që nga arrestimi i liderit më 4 janar, në shumë qytete të Kosovës, por dhe në Shqipëri e në shtete të ndyshme të botës  janë mbajtur protesta në përkrahje të Ramushit ku është kërkuar lirimi i tij.

Kuvendi i Kosovës ndërkaq ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme ku ka zhvilluar një debat mbi 9-orësh por pa rezultat pasi që në fund grupet parlamentare nuk u dakorduan që të dalin me një rezolutë të përbashkët për çka u kritikuan tej mase.

Seanca të jashtëzakonshme kanë mbajtur edhe Komunae  Deçanit dhe sot do të mban komuna e Komuna e Gjakovës.

Ndërsa, Serbia pret ekstradimin e Haradinajt, avokat të njohur kosovarë por jo vetëm kanë deklaruar se gjasat për të ndodh një gjë e tillë janë zero.

Se nuk ka dyshime se Haradinaj do lirohet kanë deklaruar dhe krerët e shtetit, bashkëpartiak të tij e lider të tjerë politik.

Koci: Serbia s’do të ketë sukses

Ministria serbe e drejtësisë i ka dërguar Francës dje kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt me  disa dokumente, të përkthyera në gjuhën frënge.

Serbia  thotë se e kërkon Haradinajn për veprat penale që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës nga e cila ishte liruar i pafajshëm.

Por, avokati kosovar Arianit Koci ka thënë se nuk është hera e parë që Serbia tenton t’i arrij qëllimet politike duke përdorur manovrime, manipulime dhe abuzim në procedime penale.

Kësaj here po pretendohet të arrihet qëllimi politik, nēpērmjet kinse zgjërimit të hetimit kundër z. Haradinaj. Por, kjo nuk do të ketë sukses, para drejtësisë franceze. Besojmë fuqishëm se edhe kësaj rradhe, do të del fytyra e vërtetë e Serbisë, dhe se gjyqësia franceze do të veprojë drejtë, ashtu siç e parasheh ligji, rregullat ndërkombëtare dhe parimi i mirëbesimit!”, ka shkruar Koci në Facebook.

Haradinaj, është arrestuar në Francë më 4 janar, dhe do të dalë sot para gjyqtarit francez në qytetin Colmar të Francës. /tesheshi.com/