Të gjithë e braktisën fshatin, për dy vite ai bëri të paimagjinueshmen (video)

Një baba indian, i cili nuk donte të braktiste fshatin e tij të izoluar, si pjesa tjetër e banorëve vendas,  në vend të kësaj vendosi të bënte një punë të lavdërueshme mes kodrave, duke hapur një rrugë të re. Rruga u mundësoi tre djemve të tij të udhëtonin për në shkollë në qytetin më të afërt.

Familja e Jalandhar Nayak është e fundit e mbetur në fshatin Gumsahi në shtetin Odisha të Indisë Lindore. Të gjithë banorët e tjerë janë larguar për shkak se fshati ishte tejet i izoluar nga rrjeti rrugor rajonal dhe i mungonin disa lehtësi themelore.

Por Nayak nuk pranoi të largohej. Në vend të kësaj, ai përdorte një çekiç, një kazmë dhe një daltë. Duke punuar 8 orë në ditë, ai arriti të hapte 8 km rrugë nëpër kodra që ndanin fshatin e tij me zonat përreth.

Për këtë punë, ju deshën dy vite./tesheshi.com/

Related posts