728 x 90 Leaderboard

Të dhënat: fitorja e Milo Gjukanoviç, një dhuratë shqiptaro-boshnjake

Milo Gjukanoviç u zgjodh President i Malit të Zi thuajse me të njëjtat vota, që ishin edhe shifra e “Po”-së në referendumin për pavarësi, i cili u mbajt në vitin 2006.

55% fitoi në 21 majin e 12 viteve më parë, aq mori dhe dje. Por ndryshe nga 2006-a, Gjukanoviç kishte disa aleatë më pak, të cilët sot janë me opozitën.

Të vetmit aleatë që nuk e tradhëtuan janë tre pakicat kombëtare: shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët. Këta të fundit janë të papërfillshëm si numër, kurse boshnjakët janë më shumë dhe më pas vijnë shqiptarët.

Dhe pikërisht në komunat me shumicë boshnjake dhe shqiptare diferenca e fitores së Milos ka qenë shumë e madhe.

E ndryshme është panorama në komunat ku jetojnë serbë. Në Andrijevica, Gjukanoviç mori 2048 vota nga 3072 vota të vlefshme në kuti.

Ja rezultatet Gjukanoviçit në komunat ku dominojnë boshnjakët e shqiptarët:

Guci: 1331 vota nga 1556 votues (kandidati boshnjak Hazbi Kalash fitoi vetëm 43 vota).

Petnjica: 2382 vota nga 2854 gjithsej votues  (Hazbi Kalash 142).

Plavë: 2829 nga 4298 gjithsej (Hazbi Kalash 146).

Rozhaje: 8454 vota nga 11042 gjithsej.

Ndërsa në Ulqin, ku shumica dërrmuese janë shqiptarë, Gjukanoviç mori 7333 vota nga 9442 fletë të hedhura në kuti. /tesheshi.com/

 

Related posts