Të bëhesh i pasur nga… një shalqi

Henry Walker ng Alabama, pa ëndërruar fare është shndërruar në milioner. Në të vërtetë, ai së bashku me bashkëshorten e tij ishte duke blerë ushqime në një dyqan të madh, kur u penguan mbi një shalqi.

Lëndimi i kushtoi hiç më pak se 7.5 milionë dollarë. Në të vërtetë, gjykata ka ardhur në përfundim se në këtë rast kompania ka qenë e pakujdesshme ndaj konsumatorit të vet.

Henry u pengua mbi shalqiun duke u rrëzuar, ç’ka shkaktoi thyerjen e këmbës, në pjesën e sipërme, tek kofsha. Ai më pas paditi zinxhirin e dyqaneve dhe tani gjykata i ka dhënë 7.5 milionë dollarë dëmshpërblim.

Kompania ka shfaqur pakënaqësitë e saj ndaj këtij vendimi dhe ka vendosur ta apelojë atë./tesheshi.com/

walmart shoppers