Tcipras komentin marrëveshjen për emrin: unë dhe Zaev, patriotë të vërtetë

Kryeministri grek Aleksis Tsipras paralajmëroi se edhe një nen i marrëveshjes Athinë-Shkup për emrin e ri të Maqedonisë të mos miratohet, atëherë kjo marrëveshje për fat të keq do të anulohet.

Megjithatë, ai është treguar optimist se pengesat do kalohen. “Nëse edhe pala tjetër bën hapin e madh, atëherë marrëveshja do të ratifikohet në parlamentin grek me një maxhorancë të madhe demokratike dhe patriotike”, tha shefi i qeverisë së Athinës.

Tcipras foli me superlativa për marrëveshjen, duke thënë se ajo mund dhe duhet të bëhet jetësore.

“Ndihem i lumtur dhe me fat që më ndodhi të jem kryeministër në  kohën kur në vendin fqinj pati një ndryshim të rëndësishëm politik. Ky ndryshim i dha mundësinë z. Zaev  që të bëjë një përpjekje reale dhe të mundimshme për të zgjidhur një problem që na kthente dekada mbrapa. Me z. Zaev bëmë një betejë, secili në vendin e tij kundër përpjekjeve të organizuara të tregtarëve të patriotizmit. Patriotizëm i vërtetë ishin përpjekjet tona për të avancuar në dobi të të dy popujve”, Tcipras.

Ndërkohë, që pas publikimit të marrëveshjes ku Maqedonia shndërrohet në Republika e Maqedonisë Veriore, si në Greqi ashtu dhe në Maqedoni kanë nisur reagimet nacionaliste kundërshtuese. /tesheshi.com/

 

Related posts