Auto Dak
Auto Dak

FAKE/ TCH sulmon Syri-n e Çim Pekës: si e sajoi lajmin për tërmetin gjëmëmadh

Top Channel ka sulmuar ashpër Syri.net, një portal pranë opozitës, lidhur me fake news-in e një nate më parë, i cili solli një situatë të pazakontë në Tiranë, me turma njerëzish që linin shtëpitë e merrnin rrugën për gjithëkund, me ankthin se në orën 22.30 do bjerë një tërmet i fortë.

I përligjur ky lajm nga ana e drejtuesve të Syrit, me atë çfarë kishte deklaruar një sizmiolog grek për TCH, kjo e fundit ka zgjedhur t’i japë drejtimit të vërtetës sipas saj, duke e sulmuar ashpër me anë të një kronike denoncuese.

“Tirana u trondit dje nga një lajm i rremë që u përhap me shpejtësi edhe për shkak të ndjeshmërisë së njerëzve nga lëkundjet e tokës. Paniku ndodhi per shkak të një lajmi terësisht të sajuar nga ana e këtij portali. Portali Syri, pak pas orës 22:00, shkroi lajm kryesor thirrjen ‘dilni nga shtëpia’ dhe këtë e shpjegonte me një sajesë tërësisht fund e krye.

Portali Syri dje terrorizoi Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin duke postuar këtë lajm tërësisht të sajuar. Kjo është foto e lajmit që u ndodh në faqen e këtij protali pak pas orës 22:00, dje në mbrëmje. Mashtrimi mundohej të bëhej i besueshëm duke thenë se parashimin e orës së kur bie tërmeti e kishte bërë sizmiologu grek, Akis Tselentis, i cili 12 orë më parë kishte dhënë një intervistë për Top Channel.

Në intervistën e transmetuar dje, nuk ka asnjë rresht ku të përmenden fjalët që i ka vendosur në gojën e tij, Syri.net. Këtë intervistë fjalë për fjalë ky portal e ka publikuar mesditen e së dielës, por çuditërisht të njëjtët persona, sajuan një tekst dhe thënie të paqena mbrëmjen e së dielës.

Titulli i Syrit u bë viral në rrjet dhe njerëzit në alarm dolën në rrugë aq sa u desh ndërhyrja dhe sqarimet e shumë institucioneve, por edhe e gjithë mediave në bllok për të thënë që lajmi i publikuar nga Syri është mashtrim dashakeqës.

Një nga gazetarët e Syrit është shoqëruar dhe janë marrë në pyetje 5 persona ndërsa çështjen po e heton antiterrori. Policia dje shoqëroi edhe një gazetare të Shekullit e cila u la e lirë dhe sot ka sqaruar se edhe emri i saj ishte përdorur në këtë mashtrim.

Ndërkohë portali Syri e fshiu me urgjencë lajmin e në vend të tij botonte shpifje dhe justifikime duke e rënduar akoma më shumë pozitën në këtë akt kriminal. Ndërsa sot, ata që të dielën shkaktuan panik kërkojnë të fshihen ndërsa krimin e kanë shkruajtur e zeza mbi të bardhë”, shkruan TCH. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts