Tatimet aksion anti-informalitet: 250 biznese të mbyllura, penalizim për 1720 të tjerë

Drejtoria e Tatimeve ka dhënë informacion lidhur me ecurinë e aksionit antiinformlitet në tre javë që ai po zbatohet. Sipas të dhënave nga tatimet, janë verifikuar në terren 7720 tatimpagues, nga të cilët 1720 tatimpagues janë penalizuar, ndërsa për 250 subjekte është marrë masa e mbylljes së aktivitetit.

Në skemën e kontributeve kanë hyrë 547 punonjës të padeklaruar.

Lidhur me fshirjen, tatimet njoftojnë se janë fshirë rreth 754 milionë lekë, apo rreth 5.5 milionë euro.971 tatimpagues kanë paguar detyrimet e prapambetura. 2563 tatimpagues kanë përfituar nga kompesimi i detyrimeve debitorë me gjendje kreditore dhe tepricën kreditore të TVSH-së në vlerën e 81,663,834 lekë

Sipas të dhënave janë verifikuar ne territor 7,720 tatimpagues, 1,720 tatimpagues janë penalizuar; Për 250 subjekte është marre masa e mbylljes së aktivitetit dhe kanë hyrë në skemën e kontributeve 547 punonjës të padeklaruar./tesheshi.com/