Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

SHPJEGIMI/ Task Forca: pse Shqipëria s’ka prani koronavirusi dhe “e vërteta” e karantinës në Kavajë

Qeveria konfirmoi dhe njëherë se Shqipëria është e pastër nga çdo rast koronavirusi. Në një takim të Task Forcës për këtë çështje, ministrja Manastirlliu tha se “ne bazohemi në fakte dhe në atë që ekspertetë janë duke hulumtuar”.

Një rast i prekur duhet të ketë kaluar në të gjitha protokollet dhe të jetë i konfirmuar. Kur ne themi se Shqipëria deri më tani nuk ka asnjë rast me koronavirus, i referohemi evidencës së kësaj sëmundjeje. Ne po shtojmë masat nëpërmjet kontrolleve të përcaktuara ndërkombëtarisht.

Po veprojmë për të zbatuar rekomandimet e OBSH. OBSH përckaton rastin se kur  kemi rastin e parë me koronavirus. Sfida është kapja e hershme e rastit. Prandaj ne kemi vendosur alertin dhe survejancën që nga pikat kufitare deri në qendrat shëndetësore. Nuk është vetëm sfida jonë.

Pas zbulimit në paralel hetimi dhe kontaktet e më pas izolimi dhe karantinim i janë masa të përforcuara nga dje. Ne kemi planin nga momenti i parë deri në vijimin. Qytetarët duhet të kenë besim në raport me masat dhe kapacitetet”, tha gruaja që drejton shëndetësinë shqiptare.

Ajo shtoi se Shqipëria ka nisur të marrë masa parandaluese dhe kontrolluese shumë herët.

Të gjtha masat janë në proporcion me shkallën e riskut. Masat nuk të lënë as të gabosh as të mos marrësh masa e të flesh mbi dafina. Ne e kemi nisur punën përpara se OBSH të shpallte emergjencën globale. Ne dimë se si do veprojmë në skenarin 1 dhe në skenarin final. Jemi në kontakt me OBSH, por kjo nuk do të thotë që ne të vihemi në panik. Situata po ndiqet sipas protokolleve ndërkombëtare dhe nga ato shtete që ndoshta janë të prekura”, tha Manastirliu.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albina Fico, tha se risku për Shqipërinë është i ulët, paçka afrimit me Shqipërinë nga prezenca në Itali..

“Kemi numrin e duhur të kiteve dhe të ragentëve për të bërë analizat në laboratorët e ISHP-së. Risku për Shqipërinë është i ulët. Fakti që është në Itali, nuk e ndryshon nivelin e riskut brenda në Shqipëri. Alerti është parapërgatitje e mirëmenduar nëse do të kemi disa zhvillime të reja. Ne vijojmë të kemi risk të ulët, nuk kemi rast të konfirmuar”, tha drejtoresha e ISHP-së.

Ndërkohë, ministrja Manastirlliu reagoi dhe ndaj pretendimeve të opozitës për karantinë në spitalin e Kavajës.

“Duhet që të jemi shumë serioz në trajtimin e kësaj situate dhe kjo ngjarje nuk duhet trajtuar me mendjelehtësi dhe nuk mund të përdoret politikisht. Duhet unitet kombëtar dhe jo përdorimi politik. Ftoj këdo që ka një shqetësim ta ngrenë në institucione. Nuk duhet të përhapin panik sepse panik dëmton më shumë se vetë virusi. Vendimet tona bazohen në ekspertizën ndërkombëtare.

Ato konsultohen me ekspertët më të mirë. Është e ulët të shfrytëzohet për një gjë të tillë një hapësirë në media dhe ju marrin kohë për një lajm që nuk ka asnjë dashamirësi ndaj publikut. Jo të gjithë qytetarët kuptojnë se çfarë është karantina. Në karantinë nuk shkojnë njerëzit e sëmurë. Të gjithë ata që e përdorin duan ta politizojnë këtë ngjarje”, theskoi Manastarlliu. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts