reklama juaj ketu

Tani bazuar edhe në shkencë: kaloni më shumë kohë me gjyshërit e prindërit, atyre iu zgjatet jeta

Shkencëtarët shumë shpesh na inkurajojnë me zbulimet e tyre të rëndësishme dhe të mahnitshme. Për shembull, hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë kohët e fundit kanë gjetur një mënyrë për të zgjatur jetën e prindërve tanë dhe për ta bërë ata më të mirë. Receta doli të jetë shumë e thjeshtë.

Portali ynë ndan me ju rezultatet e këtij hulumtimi, sa për të kuptuar se përse të dashurit tanë kanë nevojë kaq të madhe për vëmendjen tonë.

Nga hulumtimet ka rezultuar se vetmia luan një rol kyç në përshpejtimin e procesit të plakjes dhe të vdekshmërinë që lidhet me të. Shkencëtarët kanë vëzhguar gjendjen e 1,600 njerëzve të moshuar, të cilët ishin të një moshe mesatare prej 71 vjeç. Faktorët e tillë si shëndeti dhe statusi socio-ekonomik nuk janë marrë parasysh. Është marrë parasysh vetëm vetmia.

Gjatë 6 viteve të hulumtimit, vetëm 14% e të moshuarve që janë vizituar vazhdimisht nga të afërmit e tyre kanë vdekur, në krahasim me 23% të pjesëmarrësve, të cilët nuk janë vizituar nga familjarët.

Sa më shumë që shtyhen në moshë njerëzit, aq më shumë rëndësi i japin marrëdhënieve me familjen e tyre. Në të njëjtën kohë, fëmijët dhe nipërit kërkojnë më pak komunikimin me brezin më të vjetër.

Në përgjithësi, njerëzit e moshuar janë më tolerant ndaj të metave të miqve dhe të afërmve të tyre. Ata janë gjithmonë të gatshëm për të ndarë përvojën dhe urtësitë e tyre me të rinjtë, si dhe të tregojnë se për cilat gjëra ia vlen të përpiqemi dhe të sakrifikojmë, dhe e kundërta.

Ne nxitojmë për këshilla nga prindërit dhe gjyshërit tanë, kërkojmë prej tyre receta, apo thjesht kemi nevojë për përqafimet e tyre. Për këtë arsye, është e rëndësishme të kujtoni se sa kohë kanë dhënë ata dhe vazhdojnë të na japin, dhe sa kanë nevojë ata për kujdesin dhe vëmendjen tonë.

Nëse këtij zbulimi shkencor i shtojmë edhe thënien profetike se: “Ai njeri që dëshiron t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, le t’i mbajë marrëdhëniet farefisnore,” i bie se njeriu i cili mban lidhjet farefisnore, në veçanti ai i cili viziton prindërit e tij, do të bëjë që edhe jeta e tij por edhe prindërve të jetë më e gjatë dhe më e lumtur./tesheshi.com/