728 x 90 Leaderboard

Taktikat më të këqija: Harvardi liston të parat negociatat e paketës financiare greke

Negociatat e paketës së tretë të ndihmës financiare nga ana e administratës së majtë të Athinës kryesojnë listën e shkollës së Ligjeve të Harvardit, “Taktikat më të këqija të negociimit në 2015-ën”.

“Në qasjen ndaj kreditorëve europianë për një paketë të re ndihme financiare për Greqinë, Aleksis Cipras, kryeministri i vendit,  mori një ton luftarak që nuk i doli për mbarë”, thuhet në një postim në faqen online të programit mbi Negociatata të Harvardit.

“I pakënaqur me marrëveshjen në tryezë, Cipras vendosi për votim referendar në Greqi. Pasi grekët e votuan atë, ekonomia e vendit u zhyt akoma edhe më shumë, ndërsa Cipras dhe ekipi i tij u detyruan të pranojnë një paketë edhe më të keqe nga Europa”, thuhet në postim.

“Mësimi që duhet nxjerrë? Toni pajtues do t’ju shpjerë shumë më larg sesa politika e lojës me zjarrin kur je duke bërë kërkesa të guximshme”.

Bisedimet e nisura janarin e kaluar nga qeveria amerikane me qëllim rikthimin e marrëdhënieve të plota diplomatike me Kubën dhe përpjekjet diplomatike të Uashingtonit për të negociuar marrëveshjen bërthamore me Iranin renditen përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë në listën me dhjetë negociimet kryesore të vitit të kaluar.

Themeluar në vitin 1983 dhe me qendër në Shkollën e Ligjit në Harvard, program mbi Negociatat është një nismë e universitetit të Havardit, Institutit të Masaçusets për Teknologjinë dhe universitetit Tufts e në të punojnë akademikë e student nga një numër i madh fushash studimi.

Përgatiti: Juli Prifti -/tesheshi.com/

Related posts