TAKSA/ Goditje amerikane për Haradinajn? Gjenerali amerikan anullon vizitën në Kosovë

Një sinjal i ashpër nga SHBA është dërguar për kryeministrin Haradinaj, në lidhje me “kokëfortësinë” e këtij të fundit për të mos e hequr, apo thjesht pezulluar taksën doganore për mallrat serbe, diç që bashkësia ndërkombëtare, në fillim Brukselin e më pas dhe Uashingtoni, po e kërkojnë këmbëngulësisht.

Bëhet fjalë për anullimin e vizitës në Kosovë të komandantit të Gardës Kombëtare të IoWas, gjenerali majori Timothy Orr, e planifikuar për në datat 16-18 shkurt. Ushtaraku i lartë amerikan do vinte në Kosovë në kuadër të 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Mësohet se kanë qenë zyrtarë të ambasadës amerikane në Prishtinë, të cilët kanë njoftuar komandantin e FSK-së, gjeneralin Rrahman Rama, për anullimin e vizitës, e më pas arsyen se pse, ku theksohet se është pikërisht taksa. Kjo është konfirmuar dhe nga këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj.

Ky zhvillim vjen ndërsa Haradinaj ka mbetur paksa “i vetëm” në vendimin e tij për ta mbajtur taksën aktive, edhe pas presionit amerikan, ndërkohë që Thaçi kërkon heqjen, ndërsa Veseli pezullimin 3-mujor.

Haradinaj deklaroi ditë më parë se taksa do vazhdojë, e se nuk rrezikon raportet me miqtë amerikanë. Ai vijon me kushtin që pa një garanci njohjeje të Kosovës nga Serbia, taksa nuk do të hiqet.

Ndërkohë duhet kujtuar se formimi i ushtrisë së Kosovës pak javë më parë, u mundësua nga një mbështetje ameërikane, në fillim e kamufluar e më pas e hapur. /tesheshi.com/     

 

auto pjese dak

Related posts