“Taksa”, edhe NATO tregon ftohtësi me Prishtinën

NATO iu është shtuar zërave ndërkombëtarë të cilët shprehin padakortësinë e tyre më vijimin e taksës doganore ndaj produkteve serbe të destinuara për tregun kosovar, një masë e marrë nga qeveria Haradinaj afro dy muaj më parë dhe e trajtuar si “e detyruar” nga vetë politika e Beogradit.

“Disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e taksës”, deklaroi së fundi kreu i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg.

Ndërkohë, Haradinaj nuk po pranon as variantin e një pezullimi të përkohshëm, siç ka propozuar kryekuvendari Kadri Veseli, ku për 120 ditë t’i jepet një shans Beogradit por dhe dialogut të ngecur.

Haradinaj kërkon njohje, apo një garanci ndërkombëtare për njohje nga Serbia, si kusht që ta heqë menjëherë taksën.

Nga ana tjetër. Stoltenberg u deklaruar dhe me një tjetër çështje të mprehtë.

“Ne gjithashtu kërkojmë respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe është e qartë se forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e komandantit të KFOR-it”, tha ai. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts