728 x 90 Leaderboard

Takimi Zaev – Cipras: autostrada e Maqedonisë “ Aleksandri i Madh” do të riemërohet në “Miqësia”

Zgjidhja përfundimtare lidhur me çështjen e emrit duhet të jetë e pranueshme si nga pala maqedonase ashtu edhe pala greke, kurse ndërkohë duhet të përqëndrohen edhe në ndërtimin e besimit – kështu porositën kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe kolegu i tij grek Aleksis Cipras. Dy kryeministrat konsiderojnë se ka ardhur koha të hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe në fokus të jetë agjenda e miqësisë dhe bashkëpunimit, duke u dhënë fund tensioneve dhe nacionalizmave që e rëndonin rajonin në të kaluarën.

Përveç ngritjes së nivelit të procesit negociator, në të cilin në vend të Naumovskit dhe Vasilakisit, me ndërmjetësin Nimiç drejtpërdrejt do të komunikojnë shefat e diplomacive, dy kryeministrat vendosën që të ndërmarrin hapa me të cilët do ta tregojnë vullnetin e mirë për zgjidhjen e kontestit.

Me qëllim që të tregojmë konkretisht se jemi të përkushtuar në procesin e gjetjes së zgjidhjes, paralajmëroj se qeveria do ta ndërrojë emrin e aeroportit dhe të autostradës. Autostrada do të quhet “Miqësia”. Kjo është dëshmi për faktin se nuk kemi aspirata territoriale ndaj fqinjit tonë”, tha Zaev.

Qeveria e Greqisë, siç paralajmëroi Cipras, menjëherë do të mbështesë anëtarësimin e Maqedonisë në Iniciativën e Adriatikut dhe Jonit, ndërsa Parlamenti grek do të japë dritë jeshile për kalimin në fazën e dytë nga Marrëveshja për Asocim-Stabilizim, e cila është e bllokuar që nga viti 2009. Ciprasi theksoi se ekziston vullnet për zgjidhjen e emrit edhe atë në mënyrë pragmatike, me ndjenjë të përgjegjësisë duke mposhtur iredentizmin në të gjitha format e tij.

“Duhet doemos të gjejmë zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura, me qëllim që të realizohet ajo që e dëshiron fqinji jonë, asocim në BE dhe anëtarësim në NATO. Prandaj, duhet doemos të gjejmë zgjidhje të përbashkët të pranueshme erga omnes. Prandaj, vendosëm të intensifikojmë procesin negociator i cili është duke u zhvilluar nën patronazhin e OKB-së dhe të gjejmë zgjidhje për emrin” – tha Aleksis Cipras.

Greqia, siç paralajmëroi kryeministri grek dëshiron të jetë lider rajonal, që do të ndihmojë stabilizimin, sigurinë, prosperitetin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Ndryshe, tashmë është paralajmëruar se deri në fund të muajit në Shkup dhe në Athinë vjen ndërmjetësi Nimiç, i cili do të duhej t’i konsolidojë perceptimet fillestare të pakos së ideve që i propozoi në takimin e fundit në Nju-Jork. /tesheshi.com/

 

Related posts