Auto Dak
Auto Dak

Takimi i dy liderëve komunistë, videoja shfaq tiparet ideologjike

Presidenti kinez Xi Jinping dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në makinë të hapur, u përshëndetën dje nga turma në stilin e ceremonive të komunizmit.

Presidenti kinez Xi Jinping, i cili bëri një vizitë në Korenë e Veriut, konfirmoi miqësinë mes dy vendeve komuniste, njëra faktor ekonomik botëror, e tjetra në greminën e izolimit dhe urisë.

Por analistët thonë se takimi ishte me mjaft interes për të dy vendet. Për Phenianin, kjo mund të ndihmojë për t’i hapur rrugën rifillimit të negociatave me Shtetet e Bashkuara. Për Pekinin, thonë analistët, vizita nxjerr në pah ndikimin e Kinës në çështjen bërthamore të Koresë së Veriut.

Megjithatë, përshëndetjet e stilit komunist mbeten mjaft të komentuara në mediat sociale. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts