Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Takim emocional babë e bir: s’u panë për 47 vjet (pamje)

Bill Patrick dhe djali i tij Bill Patrick Junior nga Utah ndajnë të njëjtin gjak dhe emër, por pa kujtime.

Jeta i ndau, por ata u bashkuan përsëri me ndihmën e rrjeteve sociale. Kjo histori nuk mund të lërë askënd indiferent, dhe gjithçka u regjistrua nga kamerat, ku takimi nuk kaloi pa lot.

Babai dhe djali ishin të ndarë për 47 vjet dhe u takuan të shtunën në aeroportin HIA në Middletown.

Herën e fundit që të dy panë njëri-tjetrin, Bill Patrick Jr. ishte pesë vjeç. Tani jeton në Utah.

“Me sa di unë, nëna ime, më mori mua dhe motrat, na mori me vete, një ditë pas Pashkëve. Mendoj se ishte viti 1973,” thotë ai.

Eshtë gjithashtu interesante që ata kanë të njëjtin emër, dhe djali zbuloi se ai dinte informacione për babanë e tij vetëm nga certifikata e tij e lindjes.

“I premtova vetes nuk do të bëhesha emocionues. Kjo nuk ndodhi,” tha Bill Jr për Fox.

Me ndihmën e Facebook, tezja e gjeti atë dy vjet më parë.

“Unë pyeta, ashtu si motra ime. Gjithashtu vëllai im, ndërsa ishte gjallë,” shpjegon Bill Sr.

Ata zbuluan se kanë shumë ngjashmëri sot, dhe njëra prej tyre është se ata janë të martuar për 31 vjet, raporton Fox43.

Siç thanë, do të rrijnë bashkë gjatë ditëve në vijim. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts