Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Tajlandë: Le mbeturina në park? Priti me postë në shtëpi!

Nëse hidhni mbeturina në këtë park kombëtar në Tajlandë, ato thjesht do të kthehen sërishj tek ju.

Jo, ata nuk do t’ju ndjekin por do të dërgohen në shtëpinë tuaj si një kujtesë se është më mirë të pastroheni kur jeni në natyrë.

Autoritetet në Parkun Kombëtar të njohur Khao Yai pranë Bangkokut do të fillojnë të dërgojnë mbeturina përsëri tek ata që i lënë, tha ministri tajlandez i mjedisit.

Kriminelët gjithashtu do të regjistrohen në polici, shkruan BBC.

Vizitorët e parkut duhet të regjistrohen me adresat e tyre, duke e bërë më të lehtë për rojet nëse i lënë plehrat prapa.

Ministri i mjedisit Varawut Silpa-archa postoi në profilin e tij në Facebook fotografi të mbeturinave të mbledhura në pako kartoni të gatshme për dërgesë.

“Plehrat tuaja – ne do t’ua kthejmë përsëri”, paralajmëron zyra postare, duke kujtuar njerëzit se plehrat në një park kombëtar janë një kundërvajtje e dënueshme me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë të rëndë.

Përveç shisheve të zbrazëta plastike, kanaçeve dhe mbështjellësve me patate të skuqura, kutia nga fotografia e postuar në profilin e ministrit përmban gjithashtu një shënim mjaft të mirë: “Ju i keni harruar këto gjëra në Parkun Kombëtar Khao Yai”.

Autoritetet e parkut thonë se mbetjet e mbeturinave mund të jenë veçanërisht të rrezikshme për kafshët që mund të përpiqen t’i hanë ato.

Parku Kombëtar Khao Yai mbulon më shumë se 2,000 kilometra katrorë dhe është shumë i popullarizuar në mesin e alpinistëve. Eshtë parku më i vjetër kombëtar në Tajlandë dhe i famshëm për ujëvarat, kafshët dhe peisazhin e tij. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts