Ta jetosh Ramazanin: foto iftari nëpër botë

Ramazani përjetohet kudo thuajse njëlloj nga muslimanët, ngado që të jenë. Muaji i agjërimit e sinkronizon habitshëm veprimtarinë e përditshme të besimtarëve të Islamit.

Një moment i veçantë i këtij muaji është në perëndim të diellit, kur njerëzia shtrohet në tryeza apo, më thjesht, këmbëkryq, përdhe, për t’i dhënë fund agjërimit ditor.

Një masë e madhe njerëzish punojnë për iftarin, ndërsa ai kthehet në një bashkim të madh besimtarësh, që ndryshe do ta kishin mbase të pamundur të gjendeshin krah njëri-tjetrit në një vakt ngrënie.

Iftari është i ngjashëm si dy pika uji në vende dhe mjedise të ndryshme, mes njerëzisht të njohur dhe të panjohur.

Nuk bëhet fjalë për një mbushje barku, por për një mbushje shpirti, për lumturinë që ndien njeriu tek rrethohet nga qindra të tjerë.

Jetojmë në kohën e vetmisë, të veçimit më vete, dhe Ramazani, e iftari mes të tjerash, na kujtojnë se jemi qenie sociale, që kemi nevojë për njëri-tjetrin, që kemi nevojë t’i buzëqeshim dikujt, që kemi nevojën ta ndajmë hajen me dikë.

E magjishme kjo frymë Ramazani! /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts