728 x 90 Leaderboard

Surpriza e parë e Botërorit quhet Kroaci: ballkanasit turpërojnë Argjentinën 3-0 (video)

Një javë nga nisja e Botërorit, ekipi suprizë pa dyshim që është Kroacia. Ballkanasit kanë shënuar një fitore historike ndaj Argjentinës së Messi-t, ndërsa ky i fundit ka qenë një hiç në fushë, duke e mundur pastër, kthjellët dhe qetësisht, 3-0 me të tre golat në pjesën e dytë.

Fillimisht ishte një gafë e portierit Caballero që i dha mundësinë Rebiç që të kalonte në avantazh Kroacinë. Më pas vjen goli i dytë me Luca Modriç, për t’u pasuar nga i treti me Rakitiç.

Argjentina e cila vinte nga një barazim me Islandën në takimin e parë, në këtë të dytin ka qenë edhe me dobët, duke u shfaqur në sinkron me paraqitje më shumë se anemike të Leo Messi-t; sikur të mos ekzistonte.

Ndërsa kroatët, të cilët e nisën paraqitjen si shtet i pavarur në mesin e viteve ’90-të duke mundur Hollandën e Gjermaninë, konfirmohen si liderët ballkanas në Ballkan, diçka që serbët i bënë të ndihen keq. /tesheshi.com/      

 

Related posts