Supë me qiqra dhe koriandër, ideale për ata që vuajnë nga diabeti dhe kolesteroli i lartë

Një supë plot me vlera ushqyese. Ja si ta përgatisni:

Përbërësit:

300 gram qiqra

1 kokërr patate

1 majë luge curry

1 kokërr qepë

1 thelp hudhër

1 tufë të vogël koliandër të freskët ose kokërr ose majdanoz

vaj ulliri

kripë, piper

Përgatitja:

Qiqrat i lini një natë në ujë dhe derdheni ujin përpara se ti gatuani. Kavërdisni të gjithë përbërësit në vaj ulliri, i hidhni kripën dhe përzieni duke i shtuar nga pak ujë. Nxirrni pataten, shtypeni dhe hidheni sërish.

Hidhni ujë të nxehtë pak më shumë se sa nevojitet për t’i mbuluar dhe i lini deri sa të ziejnë qiqrat. Hidhini koliandër të freskët në fund. Nëse s’keni koliandër të freskët mund të përdorni koliandër kokërr të shtypur, ose majdanoz të freskët. Në rast se do të përdorni koriander kokërr do duhet ta shtypni dhe ta hidhni që në fillim.

Qiqrat janë ndër ushqimet me përmbajtjen më të lartë në proteina, fibra dhe minerale. Janë një zgjedhje ideale për personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë dhe diabeti pasi kanë efekt  për yndyrnat dhe sheqerin në gjak. Në saj të mineraleve që përmbajnë, ato konsiderohen ndër ushqimet ideale për fëmijët dhe për sportistët.

Koliandri i freskët është ndër bimët me veti të rralla detoksifikuese për metalet e rënda si mërkuri dhe plumbi. Për këtë arsye, kjo recetë është ideale për fëmijët të cilët janë më të rrezikuar nga metalet e rënda si plumbi./tesheshi.com/