728 x 90 Leaderboard

Sulmohen me armë zjarri në pritë pjesëtarët e EULEX-it në Leposaviq

Dy makina të misionit evropian në Kosovë EULEX, janë sulmuar me armë zjarri në fshatin Soçanicë të Komunës së Leposaviqit sot rreth orës 15:10, kanë njoftuar burime të portalit ‘Tesheshi’.

Sipas burimit, persona të pa njohur por që dyshohet të jenë serbë, i kanë zënë pritë makinave të EULEX-it që po ktheheshin nga pikëkalimi kufitar G1 në Jrarinjë të Leposaviqit, në fshatin Soçanicë duke shtënë në to nga armët automatike.

“Për fat të mirë, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar nga personali i EULEX-it, pasi makinat ishin të blinduara”,- ka thënë burimi i cili ka shtuar se njërës makinë, nga të shtënat i është shpuar goma ndërsa tjetra ka pësuar dëme.

Soçanian është një ndër fshatrat më të mëdha të Komunës së Leposaviqit, tërësisht i banuar me popullatë serbe dhe ndodhet rreth 20 km nga Mitrovicës.

Burimi ka shtuar se forca të mëdha të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës kanë mënyrë fshatin Soçanicë.

Policia Kosovës e kontaktuar nga portali ‘Tesheshi’, ka theksuar se për momentin nuk ka informacion se çfarë ka ndodhur, por duket se nuk ka persona të lënduar.

Duhet cekur se në këtë aks rrugor nga Mitrovica deri në Leposaviq vitin e shkuar po në pritë është vrarë një prestar i EULEX-it nga Lituanin ndërsa vite më parë po në këtë aks rrugor në pritë është vrarë një polic indian i UNMIK-ut.

Deri më tani për këto vrasje kanë ngelur të pa zbardhura nga policia e Kosovës, ish policia e UNMIK-ut dhe EULEX-i. /tesheshi.com/

Related posts